Sot në orët e mëngjesit, në Gjimnazin e Tetovës dhe në shkollën fillore “Goce Dellçev” është raportuar një alarm për bombë, duke shkaktuar panik te nxënësit dhe stafi arsimor.

Sipas informacioneve të para, një mesazh anonim ka njoftuar për një kërcënim të mundshëm, çka ka bërë që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme sigurie. Policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin nga të dyja institucionet dhe ka rrethuar zonën për kontrolle të detajuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume