Një grua ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti i saj e ka futur me dhunë në veturë, dhe e ka kanosur dhe ofenduar, në Pejë, të enjten.

Në raportin 24-orësh të policisë lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur si dhe është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv