MPB ka njoftuar se me datë 08.02.2025 në ora 23:30 në SPB Tetovë është raportuar se tre kamionë të parkuar në parkingun e një kompanie në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në afërsi të zonës industriale në fshatin Zhelinë të Tetovës, ka rënë zjarr. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume