Rreth 40 për qind e fermave të qenve në Korenë e Jugut janë mbyllur pasi vitin e kaluar u miratua një ligj që ndalon konsumin e mishit të qenit në vendin aziazik, transmeton Anadolu.
Siç bëri të ditur Ministria e Bujqësisë e Koresë së Jugut, pritet që deri në fund të vitit të mbyllen 60 për qind e fermave të qenve.
Ligji ndalon shumimin, therjen, shpërndarjen dhe shitjen e qenve për mish, ndërsa ofron gjithashtu subvencione për të mbështetur të gjithë që heqin dorë nga industria e mishit të qenve.
Zbatimi i ligjit do të fillojë në vitin 2027 dhe shkelësit mund të përballen me një dënim maksimal prej dy vitesh burgim, ose një gjobë deri në 30 milionë won, apo rreth 22.770 dollarë.
Partia në pushtet dhe partia kryesore opozitare kishin kërkuar së bashku ndalimin.