Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Paris në kuadër të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), në prag të këtij samiti, ka takuar zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.
Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ajo e ka konfirmuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.
“Në Paris, Presidentja Osmani takoi Zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance. Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.”, ka bërë të ditur Presidenca.