Me datë 12.02.2025 në ora 03:00 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Galate kanë privuar nga liria personat A.J. (30) dhe A.M. (24), të dy nga fshati Dobërdoll. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin e pasagjerëve ,,Reno” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.J. kurse A.M. ishte pasagjer, iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë, një thërmues dhe rrizlla. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyer do të vijojë parashtresa përkatëse.TS