Me datë 11.02.2025 në ora 11:15 në fshatin Palcisht i Poshtëm të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar 22-vjeçaren F.J. nga fshati Dëbërc e Tetovës, me vendbanim në Tetovë, e cila kërkohej me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë muajsh për vepër e kryer penale nga neni 216 paragrafi 2 të Kodit Penal. Ajo është dërguar në INKP-Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit.TS