Me datë 10.02.2025 në ora 23:00, zyrtarët policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Rogaçevë kanë arrestuar personat N.B. (26) dhe Z.R. (37), të dy nga fshati Bllacë e Shkupit, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale ,,kontrabandë”, e dënueshme nga neni 278 i Kodit Penal. Ata janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedim të mëtutjeshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.TS