Me datë 11.02.2025 rreth orës 19:10, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se me lëndime nga një send i mprehtë, tek ta është sjellë një 59-vjeçar nga Gostivari. Sipas njoftimit, teksa ai ishte duke fjetur në shtëpinë e tij familjare, vajza e tij 21-vjeçare, një person me probleme shëndetësore, e ka lënduar me një send të mprehtë. Ekipi nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin dhe po punohet për zbardhjen e rastit. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume