Trupi Nacional Koordinues për monitorimin e situatës me mosdiskriminimin dhe zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike në këtë fushë (TNK) ka mbajtur sot seancën e parë konstituive, të kryesuar nga ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

Në fjalën e tij para anëtarëve të pranishëm, ministri Limani iu referua rëndësisë së luftimit të diskriminimit, i cili paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe sulm ndaj shoqërisë në tërësi.

“Mos-informimi, stereotipat dhe paragjykimet janë arsyet kryesore për praninë e fenomenit të diskriminimit. Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të krijuar kushte për arritjen e një jetese cilësore. Në këtë drejtim, zbatimi i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi është instrument për trajtimin e vazhdueshëm të të gjitha formave të diskriminimit mbi çdo bazë”, theksoi Limani.

Ministri iu referua Strategjisë së qartë Shtetërore për Barazinë dhe Mosdiskriminimin 2022-2026, si dhe përgatitjen e Planit të dytë të Veprimit për zbatimin e saj me afat kohor 2025-2026. Ai e theksoi rëndësinë e themelimit të Trupit Nacional Koordinues për Barazi dhe Mosdiskriminim, i cili paraqet një mjet praktik me kompetenca të gjera në drejtim të monitorimit të situatës, duke ofruar propozime konkrete në drejtim të propozimit të sistemit të shtetit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Limani shprehu shqetësimin për rritjen e pranisë së gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Gjë që sipas ministrit duhet të dënohet publikisht dhe të promovohet solidariteti me viktimat, ndërsa autorët të sanksionohen. Kjo u theksua si një nga çështjet që do të jetë në fokus të punës së ardhshme të TNK-së, për krijimin dhe zbatimin e masave me të vetmin synim sigurimin e një shoqërie jodiskriminuese dhe ndërgjegjësimin e popullatës.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të luftojnë kundër përjashtimit dhe diskriminimit social dhe do të promovojnë drejtësinë dhe mbrojtjen sociale, barazinë ndërmjet grave dhe burrave dhe solidaritetin ndërmjet brezave, si dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, porositi Ministri Limani në fund të adresimit të tij.