Deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrusevski sot theksoi se prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski me muaj i ka mbrojtur ish-funksionarët e LSDM-së, gjegjësisht prokurorinë e ka kthyer në zyrë të tyre.

“Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera kanë nisur me dhjetëra procedura dhe zbatimi nga Prokuroria Publike është zero”.

Edhe pse pati një shans për disa muaj që të tregojë se mund të punojë brenda ligjit, ai vazhdoi të jetë ithtar i LSD-së, thonw nga VMRO DPMNE.

Me të drejtë qytetarët janë të zhgënjyer nga prokuroria dhe drejtësia. Ljupço Kocevski, si kryetar i Prokurorisë Publike, u hodh plotësisht në mbrojtjen e ish-zyrtarëve të LSD-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë.

Edhe raporti i fundit i Transparency International tregon se Prokuroria Publike nuk po punon ashtu siç duhet dhe siç pritej, në të cilin deri në 4 pika i referohen situatës në prokurori dhe gjyqësor.

“Ljupço Kocevski si kryetar i Prokurorisë Publike nuk ka bërë asgjë për të rritur efikasitetin e procedurave.

Prokuroria Publike e udhëhequr nga Ljupço Kocevski është vënë nën mbrojtjen e plotë të zyrtarëve të LSD-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre të afërt, të cilët me vite të tëra kanë vjedhur nga shteti.

Përveç kësaj, Ljupço Kocevski ka zbatuar paligjshmërinë klasike, siç është emërimi i fundit i ushtruesit të detyrës së kryesuesit të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, vendim ky i kundërligjshëm, gjegjësisht jashtë dispozitave të Ligjit për Prokurorinë Publike.

“Ljupço Kocevski, si disa paraardhës të tij, u dëshmua si një zhgënjim i madh, para së gjithash për qytetarët, e pastaj për vetë institucionin” – tha Petrushevski.