Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka komentuar kritikat e opozitës drejtuar Qeverisë. Mexhiti tha se në mungesë të idesë, platformës dhe programit, nga opozita e tanishme nuk pritet asgjë tjetër përveç se të dalin në konferencë për të akuzuar për situatën që e kanë lënë ata.

“Ne kemi trashëguar gjendjen në institucione siç është Mbrojtja, Kultura apo për ligjet gjysmake siç janë për përfaqësimin e drejtë apo për përdorimin e gjuhës. Pra mundohen me gjysmë të vërteta të mashtrojnë elektoratin që të mos i ikë. Fillimisht thanë se do të kthehen për një muaj, pastaj për tre, gjashtë dhe tash është ajo tjetra një infuzion për anëtarin e vet që thonë se do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Pasi VLEN-i është mbi Frontin Europian, dhe në zgjedhje lokale do të bëhet dallimi edhe më i madh. Këtë e shoh vetëm një mjegull te Fronti Europian për të mos i ikur anëtarësia”, nënvizoi Mexhiti i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Alsat M.

Siç tha Mexhiti, gjatë strukturimit të LD-së por edhe subjekteve tjera të VLEN-it, po shpërthen çdo ditë brenda BDI-së dhe anëtarësia e sinqertë e cila nuk është e njollosur po i bashkohet LD-së dhe VLEN-it. Sipas tij, kjo i bënë që BDI të mos ndihet komfortë dhe shpresat i kanë diku tjetër.

“Nuk shoh asnjë arsyeje të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, përfundoi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume