inistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se gjatë muajit shkurt do të mbahen 8 prezantime publike të fushatës nacionale “Ndryshim pozitiv”, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe edukimin për menaxhimin e duhur të mbeturinave.

Fushata do të zbatohet në një komunë në secilin rajon planortë vendit, përkatësisht në komunat: Çair, Kumanovë,Tetovë, Manastir, Strugë, Strumicë, Kavadar dhe Shtip.

Fushata “Ndryshim pozitiv” do të fillojë më 13 shkurt 2025 në komunën e Çairit, me një prezantim para përfaqësuesve të komunave nga Rajoni Planor i Shkupit, të cilëve do tu ndahen materiale promovuese dhe edukative për rëndësinë, efektet dhe përfitimet e një sistemi të mirë dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, i cili kërkon edhe forcimin e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore në këtë segment.

Ministria e Mjedisit thekson se përgjegjësia për menaxhimin e duhur të mbetjeve është e të gjitha palëve të interesuara: Qeverisë, komunave, subjekteve juridike që menaxhojnë mbetjet, qytetarëve, sektorit privat dhe vetëm me sjellje të përgjegjshme nga të gjitha palët mund të tejkalohet ky problem shumë dekadësh.

Për funksionimin e suksesshëm të sistemit të ri, nuk mjafton vetëm krijimi i infrastrukturës dhe sigurimi i kontejnerëve për përzgjedhje, por duhet t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për mbetjet dhe të krijojnë zakone për kontroll më të mirë mbi menaxhimin e mbetjeve.

Fushata financohet përmes Programit Vjetor të Financimi rrjedhës për menaxhimin e mbetjeve. Mjetet e shfrytëzuara për financimin e kësaj fushate janë të ndara nga tarifa e paguar nga tregtarët për qytetarët që blejnë qese plastike, në vlerë të përgjithshme prej 13.450.000,00 denarë.

Përveç përgatitjes së materialeve promovuese, spoteve televizive, emisioneve etj. (i cili mund të shkarkohet në LINKUN e mëposhtëm) në kuadër të fushatës do të mbahen edhe aktivitete në 8 shkolla në vend dhe nga një ngjarje në secilin prej rajoneve planifikuese.