Erik Ten Hag rikthehet në Holandë, por jo te skuadra e Ajaksit!!

Erik Ten Hag është i papunë që nga shkarkimi i tij nga Man. Junajtedi në muajin nëntor.

Siç raporton “AD”-ja, holandezi pritet që të rikthehet në vendlindje, mirëpo lëvizja e tij mund të irritoj fansat e ish-skuadrës së tij, Ajaksit.

Bëhet fjalë për gjigantin holandez Fejnord, i cili është pa trajner që nga shkarkimi i Brajan Priskesit, dy ditë më parë. Fejnordi, kujtojmë që do të luajë sonte në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit, me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume