Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka vendosur që Erion Veliaj të mbetet në burg.

Pas 6 orësh seancë ditën e sotme, gjyqtari Erion Bani ka dhënë vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, teksa ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” dhe “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën.

Ndërkohë masat e caktuara për 5 biznesmenët janë:

‘Arrest me burg’ për Elman Abule

‘Detyrim paraqitje’ për Gentian Sula

‘Detyrim paraqitje’ për Meriman Kalushi

‘Detyrim paraqitje’ për Fatmir Bekteshi

‘Detyrim paraqitje’ për Shkëlqim Fusha

Teksa pritej vendimi i GJKKO-së, avokatët ofruan garanci pasurore për Erion Veliajn si dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për Ajola Xoxën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume