Finalistja e edicionit të tretë Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka qenë pjesë e videoklipit më të ri të Adrit dhe Ilirianës.

“Pishman”, titullohet kënga e çiftit, që poashtu kanë qenë pjesë e BBVK-së, përcjell Klankosova.tv.

Xheneta në Instagramin e saj ka publikuar një fotografi me dukjen e një prej skenave të videoklipit, së cilës ia ka bashkëngjitur edhe një pjesë të këngës.

“Vetës i lash dhimbje qe s’po i duroj”, ka shkruar Xheneta krahas fotografisë së saj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume