Kryeministri Edi Rama ka reaguar gjatë ditës së sotme në Facebook në lidhje me bufin e kënetës, epitet të cilit i është referuar kreut të PD-së, Sali Berisha.

Ai shpjegoi se bufi i kënetës “është një plaçkitës folesh”, teksa shton se grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve.

“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë.

Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë.

Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë.

Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkruan Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume