Maca e miu edhe mund të flenë bashkë, por opozita të bëjë koalicion me Vetëvendosjen assesi.

Vijat e kuqe duket se ia vunë partisë së Albin Kurtit për formimin e qeverisë, prijësit e listave të të gjithave partive opozitare, raporton Kiks Kosova.

Kështu janë deklaruar të paktën secili nga ta.

Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK e Ramush Haradinaj nga AAK, janë kategorikisht kundër mundësisë për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Bedri Hamza nuk mund të bashkëpunojë me dikë që ofendon e nxit urrejtje.

I prerë në përgjigje është Lumir Abdixhiku.

Ramush Haradinaj është në gjendje të heq dorë nga politika, por jo edhe të punojë me Albin Kurtin.

Albin Kurti e ka të qartë se koalicion mund të bëjë deri më tani vetëm me partinë GUXO dhe Alternativën.

14 shkurtin e 2021-ës, Albin Kurti nuk pati nevojë për partner shtesë për ta formuar qeverinë, por kaq fatlum nuk e gjeti ky Shën Valentin.

Meqë procesi i numërimit të votave nuk ka përfunduar ende, rezultati mund të ndryshojë edhe lojën politike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume