Kamioni nga Maqedonia përfshihet në një aksident në Shqipëri, një person mbetet i vdekur dhe një i lënduar rëndë

34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet.
I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit, Megi Xhetani.
Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.
Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me forcë me një kamion me targa të Shkupit.
Raportohet se trupi i pajetë i 20-vjeçares nga Mamurrasi, u transportua në morgun e Elbasanit.