Arrestohet 22 vjeçari nga Otushishti, e sulmoi dhe i morri paratë dhe dy celularë para një bastoreje në Tetovë 56 vjeçarit

Më datë 18.02.2025, në ora 09:35 në fshatin Otushisht të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Tearcë kanë privuar nga liria personin A.B.(22) nga fshati Otushishtë. Ai dyshohet se më datë 16.02.2025 rreth orës 00:10 para një bastoreje sportive në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, ka sulmuar fizikisht personin N.K (56) nga Tetova dhe i ka marrë paratë dhe dy celularë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.TS