Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive ka nisur njëzëri procedurë për heqjen e licencës për transmetim televiziv të Televizionit Alfa për shkak të borxhit të papaguar.

Televizioni do të mbyllet nëse nuk bëhet pagesa për licencën e transmetimit televiziv, por siç u theksua, ka njoftime se televizioni do ta bëjë pagesën deri në fund të muajit.

Transmetuesi nuk e ka paguar tarifën e transmetimit në afatin e caktuar dhe për këtë arsye propozohet që të inicohet procedurë për heqjen e licencës”, sqaroi drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski.

Agjencia i lëshon faturat në muajin janar dhe deri më tani i kanë paguar 87%. Nga media kombëtare vetëm TV Alfa nuk e ka shlyer borxhin ndaj agjencisë.

Drejtori i Agjencisë theksoi se ka pasur njoftime se Alfa do të shlyejë borxhin deri në fund të shkurtit.

Tarifën përveç Alfa-s nuk e kanë paguar edhe TV MTM nga Shkupi, TV Koçani nga Koçani, TV Kaltrina nga Struga, Galaxy nga Kavadari, RFM nga Shkupi dhe Jazz FM nga Shkupi.