Gjigandi i teknologjisë Meta duket se nuk ka të ndalur. Së fundmi ai është duke planifikuar që të zgjerojë me tej tregun e robotëve humanoidë. Me anë të harduerëve me Inteligjencën Artificiale, Meta synon që këta robotë t’u vijnë më në ndihmë njerëzve gjatë përditshmërisë së tyre.
Kompania gjigande e teknologjisë e cila zotëron Facebook, Instagram, WhatsApp planifikon që të përmirësojë harduerin e robotëve humanoidë të cilët fillimisht do të bëjnë të gjitha punët e shtëpisë. Harduerët e rinj me Inteligjencën Artificiale synojnë që t’i bëjnë këta robotë më praktikë dhe njëkohësisht më të sigurt.
Drejtuesit e Meta besojnë se ndërsa kompanitë e tjera janë të fokusuara dhe kanë arritur të krijojnë vetëm pajisje për robotët humanoidë, Meta ka gjeneruar Inteligjencën Artificiale dhe mbledhjen e të dhënave nga pajisjet e shtuara dhe realiteti virtual.
Ngarkesa e përditshmërisë dhe punët e shtuara ka bërë që njerëzit gjithnjë e më shumë të duan pajisje dhe zgjidhje efikase që do ua lehtësojnë rutinën. Kompania Meta kërkon që të çojë deri në fund pikërisht këtë mision. Ky robot humanoid, do të pastrojë shtëpinë, rregullojë shtratin, rrobat apo të vendosë enët në raftet e duhura.
Një robot humanoid për të cilin ndoshta keni dëgjuar është “Optimus”, i njohur ndryshe si “Tesla Bot”. CEO i Tesla, Elon Musk tha në vitin 2022 se ai beson se roboti ka potencialin të jetë më i rëndësishëm se biznesi i automjeteve të Tesla me kalimin e kohës.
“Tesla Bot pritet të prodhohet në fabrikat e Tesla gjatë këtij viti, e po ashtu për kompanitë e tjera në vitin 2026”, pohoi Musk asokohe në “X”. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë plane që roboti të jetë i disponueshëm për t’u blerë për përdorim shtëpiak.