Më datë 18.02.2025 në ora 21:30, në kryqëzimin për fshatin Tumçevishtë të Gostivarit, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin E.R.(20) nga fshati Toplicë e Gostivarit, E.S. (33) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, R.S.(34) nga fshati Inxhikovë e Shkupit dhe V.A.(26) nga fshati Grçec i Shkupit. Ata janë kapur gjatë shit-blerjes së drogës dhe gjatë kontrollit iu gjetën dhe u konfiskuan marijuanë, kokainë dhe para të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.