Më datë 18.02.2025 në ora 22:30, në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin A.S.(58) nga Çegrani, i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg për veprën penale të ,,falsifikimit të parave” e dënueshme nga neni 268 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal. Ai është dorëzuar në INPK-Burgu Tetovë për vuajtje të dënimit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume