Policia financiare me kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit/ Janë marrë me qira hapësira që nuk janë përdorur

Drejtoria për Policinë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër Përparim Bajrami në cilësinë e drejtorit të SHA për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e R. Maqedonisë së Veriut për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryer vepra Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga Kodi Penal.
I denoncuari P. B. ndonëse në thirrjen publike për mbledhjen e ofertave për qiradhënie për hapësirë afariste, kishte paraparë kusht i veçantë që ofertuesi të ketë oborrin e tij të objektit dhe të ketë hapësirë për së paku 50 vende parkimi për automjete të pasagjerëve dhe mallrave, e njëjta nuk ishte përfshirë në marrëveshjen e qirasë të lidhur më 05.07.2023.
I denoncuari ka lidhur kontratë qiraje për objekt afarist prej 9 euro për m2, edhe pse në atë kohë çmimi për m2 për objekte të ngjashme sipas qëllimit dhe llojit në lagjen Vizbeg varionte nga 2,5 deri në 4,5 euro. Me veprimet e mësipërme, i kallëzuari P. B në bazë të kontratës për marrjen me hapësirave afariste që nuk janë shfrytëzuar sipas qëllimit të kontratës në vlerë prej mbi 24. Milionë denarë, i ka shkaktuar dëm buxhetit të SHA Lotaria Shtetërore.