MPB ka njoftuar se me datë 20.02.2025 në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.T. (19) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se më 17 shkurt 2025 ka kryer veprën penale “grabitje” në rrugën “Iliria” në Tetovë, me ç’rast një personit i ka marrë para dhe dy telefona celularë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.