Një pjesë e madhe e Tetovës është pa energji elektrike që nga ora 9 e mëngjesit për shkak të një defekti në një stacion transformatori. Sipas kompanisë Elektrodistrubimi, rreth 5000 përdorues janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa ekipet janë në terren duke punuar për riparimin e defektit.

• Sot rreth orës 9:00 ka ndodhur një defekt i madh në stacionin transformator 110kV “Tetovo 1”, si pasojë e të cilit një pjesë e madhe e qytetit mbeti pa furnizim me energji elektrike. Brenda 10 minutash, furnizimi u rikthye për shumicën e përdoruesve, ndërsa aktualisht rreth 5000 konsumatorë janë ende pa energji, informojnë nga kompania Elektrodistrubimi pranë EVN Maqedoni, e cila menaxhon rrjetin shpërndarës.
Një defekt në një stacion transformator në shtator të vitit 2024 e la një pjesë të Tetovës pa energji elektrike për 30 orë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume