Një pjese e kufirit në Bllacë ishte e bllokuar, shkaku i parkimit të veturave zyrtare të që kishin ardhur për të parë se deri ku kanë mbërritur punët për hapjen e One Stop Shopit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Duke folur për pikën e përbashkët kufitare,zv kryeministri Izet Mexhiti foli për arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së në teritorin e RMV-së.

Ministri Pançe Toshkovski tha se kjo procedurë ka filluar nga Qeveria e kaluar, por do të përfundohet për periudhë sa më të shkurtër kohore.

Sipas Toshkovskit, “One Stop Shop”, do të lehtësojë qarkullimin dhe do të heqë kolonat dhe pritjet.

Të njejtin mendim ka edhe Xhelal Sveçla, Ministri i Punëve të Brendshme i Republikês së Kosovës. Sipas tij, kjo pikë do ta lehtësojë qarkullimin dhe do ta rris edhe sigurinê.

Ndryshe, projekti me pikat e përbashkëta kufitare ka filluar të implementohet nga Qeveria e kaluar, aso kohe, zv. Kryeministri Grubi bëri hapjen e pikës së përbashkët me Shqipérinë dhe paralajmëroi atë të Kosovës, për të cilën zyrtarët folën sot.