Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë konferencës për shkencore për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, ka theksuar nevojën për mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës shqipe.
“Kisha kënaqësinë të marr pjesë në konferencën shkencore për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.
Në fjalën time të rastit, theksova rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimit të gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar, si dhe nevojën për një angazhim të përbashkët shkencor, kulturor dhe politik për forcimin e statusit të gjuhës shqipe.
Cilësova se politizimi i këtij procesi mund të pengoj përparimin e saj, prandaj roli i kësaj konference dhe intelektualëve është kyç, që kjo çështje të trajtohet përtej interesave politike”, ka deklaruar Gashi.