Keqmenaxhimi i shëndetësisë nga ministri Arben Taravari e deri tek drejtorët e spitaleve dhe klinikave, po rrezikon rëndë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Pas skandaleve të shumta, sot tetovarët ishin dëshmitarë të një megaskandali që mund të përfundonte në një tragjedi me përmasa fatale. Spitalit Klinik në Tetovë i ndërpritet energjia elektrike derisa në salla po kryeshin ndërhyrje kirurgjikale duke lënë këto operacione në gjysëm dhe duke vendosur mjekët në betejë të vështirë me jetë a vdekje. Shumë qytetarë dëshmojnë se të afërm të tyre kanë ngelur në salla operacioni, ndërsa të tjerë në procedura inçizimi dhe trajtimi në aparaturën e spitalit. E gjithë kjo ndodhi si pasojë e keqmenaxhimit të spitalit, mungesës së gadishmërisë dhe pajisjeve alternative për të rivendosur në funksion aparaturën.
Vlerësojmë lartë reagimin e mjekëve dhe stafit mjeksor, aftësitë e tyre profesionale për të shpëtuar pacientët dhe më së shumti, vendosmërinë e tyte që edhe përskaj trajtimit dhe kushteve të këtilla ende me vendosmëri kontribuojnë për shëndetin e qytetarëve në vend.
Bëjmë thirje për dorëheqje urgjente të ministrit Taravari, drejtorëve të pa aftë të klinikave dhe spitaleve para se vendi dhe qytetarët të pësojnë ndonjë tragjëdi më të rëndë. Shëndetësia nuk duhet të lihet në dorë të individëve që e keqpërdorin atë për qëllime dhe pazare politike.

– Aleanca për Shqiptarët, Dega Tetovë