Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova tha se himni i vendit nuk duhet të ndryshohet, ndërsa për stemën kam dilema të hapet si çështje për shkak se mund të sjell ndonjë konflikt të ri
“Pas rënies së Jugosllavisë të gjithë vendet ndryshuan simbolet shtetërore. Nëse më pyesni për himnin, absolutisht nuk ka nevojë të ndryshohet himni. Himni asnjëherë nuk paraqet të tashmen, gjithmonë paraqet kujtesë historike, gjenezë dhe nuk kemi të drejtë ta ndryshojmë”, tha Siljanovska.
Në lidhje me stemën, Siljanovska tha se stema aktuale më shumë paraqet gjeografinë e vendit se një shënim historik.
“Për stemën, së pari më shumë diçka gjeografike, se ndonjë shënim historik. Por unë kam dilemat e mija për momentin për hapjen e kësaj çështje
Ne në vend gjithmonë kur fillojmë të diskutojmë për kështu çështje, etnike, simbole, e bëjmë me shumë frikë dhe nuk na lënë kohë për t’u përballur me dilemat e vërteta. Dhe nga kjo kamë frikë të hymë në ndonjë konflikt të ri”, tha Siljanovska.