Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i ka reaguar ministrin e Administratës Publike, Goran Minçev, për punësimet e 1500 të punësuarve në shëndetësi, nga të cilët 750 janë shqiptarë të cilët priten të marrin vendime pune të përhershme. Minçev i cili vjen nga partia e koalicionit qeveritar ZNAMi cili vjen nga partia e koalicionit qeveritar ZNAM përmes facebook-ut e porosit Izet Mexhitin të mos sillet si Liza në Botën e Çudirave.
Postimi i plotë:
Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit, sepse nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit.
Goran Minçev duhet ta braktisë retorikën e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë transformimin e marrëdhënies së punës nga kontratë në vepër në punësim të përhershëm për rreth 1500 të punësuar në shëndetësi, nga të cilët 750 janë shqiptarë. Për këtë jemi krenarë.
Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore është kategori kushtetuese, e pandryshueshme, e pakthyeshme, që respektohet dhe do të respektohet, i pëlqen kjo Minçevit ose jo!