Akademia nuk i takon vetëm popullit maqedonas por është akademi e të gjithë popujve që jetojnë në vend, tha kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Zhivko Popov, i pyetur për Akademinë shqiptare të formuar kohë më parë. Ai tha se në këtë institucion nuk ka diskriminim. Sipas tij, viti 2025 është vit zgjedhor në ASHAM dhe dyert janë të hapura për anëtarë të rinj. Para së gjithash, sipas Popov, përzgjedhja e anëtarëve bëhet në bazë të sistemit të meritave dhe jo në bazë të përkatësisë etnike. Presidentja Siljanovska tha se Akademitë nuk janë institucione etnike, nuk mund të jenë institucione lokal dhe nuk ka nevojë për Akademi të shqiptarëve. ASHAM sipas Presidentes, nuk është Akademi e maqedonasve por e të gjithë qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume