Skënder MULLIQI
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq parreshtur po dëklaron së kurrë nuk do të njehë pavarësinë e Kosovës.Ndaj këtyre obstrukcioneve politike BE-ja nuk po reagon , ose po reagon dobët, duke mos i bërë presion politik Serbisë.Qëllimi i politikës serbe është blerje e kohës, me kalkulimin se në një moment bashkësia ndërkombëtare do të lejojë Serbinë të arrijë qëllimin e saj parësor në Kosovë, që është pushtimi I territorit të veriut të saj.Por, nga ana tjetër pavarësia e Kosovës ka arritur në një fazë të re .Serbia e Vuqiqit të gjithë shpresen e ka të Rusia e Putinit, që të ndajë pjesën veriore të Kosovës, por që është duke harruar së Rusia, nuk ka pasur mundësi të ndihmojë vëllain e vogël , në vitet e 90-ta , kur për shkak të agresionit mbi republikat e ish –Jugoslavisë dhe Kosovën, NATO bombardojë caqët kriminale të Millosheviqit.Putin Kosovën po e shfrytëzon si karrem për pushtimet territoriale të Ukrainës në mënyrë krahasimore.Rrethanat e reja të luftës në Ukrainë dhe në Gazë, ishte dashur të sugjerojnë pesë vendet e BE-së, që nuk e kan njohur Kosovën(Spanja, Hungaria, Greqia dhe Qiproja) të rishqyrtojnë heqjën dorë nga mosnjohja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur , i cili pasi të njohet nga të gjitha vendet e BE-së , do ti mundësonte Kosovës inkuadrimi në në strukturat e BE-së dhe në NATO.Dihet së Serbia nuk preferoj masat e embagos ndaj Rusisë më rastin e agresionit ushtarak në Ukrainë të preferuara nga faktori ndërkombëtar.Tjetër.Edhe pse Vuqiqi pa rreshtur po e acaron situatën politike dhe të sigurisë në Ballkan, po tolerohet nga BE+ja.Po kërcënon më luftë Kosovën, Malin e Zi dhe BH-në.Haptazi është duke kërkuar formimin e Serbisë të Madhe në rajon, me territoret e republikave të tjera, që është ide raciste serbomadhe. Është evidente inferioriteti i ndikimit politik të Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, në favor të ndikimit ruso-serb.BE-ja dhe NATO duhet të forcojnë praninë e saj në Ballkanin perëndimor dhe në vendet vqinje përreth Rusisë nese dëshirojnë të ndalin pushtimet territoriale nga Rusia dhe Serbia.Kufizmi i ndikimit të politikave ruso-serbomëdha do të garantonte sigurinë e të gjitha vendeve të Evropës dhe të Ballkanit.Luftën e Tretë Botërore nuk e përjashtoj as presidenti amerikan Donald Trump, i cili duket së ende nuk ka një qelës siq kishte dëklaruar për të ndalur luftën në Ukrainë dhe në Gazë.Kur bëhët fjalë për Kosovën mundësi është presioni ndaj Serbisë, që do të nënkuptonte njohje eksplicite të Kosovës nga Serbia , që vështirë do të ishte që Vuqiqi do të kishte mundësi rezistimi në situatën politike në të cilën gjendet aktualisht.Përndimi ka ardhur koha apo edhe moti ka qenë që ti përmirësoje gabimet strategjike në lidhje më qëndrimet e pa përshtashme të Vuqiqit, Sheshelit, Vulinit, Daciqit etj në Serbi, Millativiqit dhe Mandit në Mal të Zi, Dodikut në BH.Kjo garniturë famkeqe kriminale ishte dashur të largohen nga pushteti, nese dëshirojnë paqe të përhershme në Ballkanin Perëndimor.BE-ja dhe admnistrata e Donald Trump nuk ka çfarë të presin më shumë, sepse i kanë lënë pas dore shtetet e rajonit, duke i lëshuar vend kështu politikave hegjemoniste serbo- ruse.