Aston Villa ka shënuar një fitore të madhe me përmbysje 2:1 ndaj Chelseat, në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.

Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh me Enzo Fernandez që shënoi pas një super depërtimi të Pedro Netos.

E pjesa e dytë ishte e rezervuar për Marcus Rashford dhe Marco Asensio, që ia sollën fitoren vendasve.

Fillimisht, Asensio shënoi pas asistimit të Rashford në minutën e 57-të.

E në të 89-tën, kombinimi i golit të parë erdhi në shprehje sërish për fitoren e madhe.

Me këtë fitore, Aston Villa shkon në 42 pikë në vendin e shtatë, një pikë më pak se Chelsea që mban pozitën e gjashtë.