Hytbeja e një xhumaje në një xhami të Shkupit bëri jehonë të fuqishme në opinionin vendor dhe jo vetëm!

Hoxha Muharrem Ismaili ua tha në sy xhematit, por edhe gjithë opinionit, duke parashtruar çështjet me të cilët duhet të përballet e gjithë shoqëria – të ndalet dhuna, vrasjet, shkeljet e njerëzve nëpër rrugë, për t`u kthyer në vlerat themelore të njeriut, ku çdo jetë njeriu duhet të jetë e shenjtë për secilin prej nesh.

“Jemi bë Teksas. Për turp të dynjasë. Jemi bë, në një xhuma, ne hoxhallarët me I mbyll xhamiat dhe me thanë “s`ka xhuma, shkoni ka të doni ju të Çairit. Kështu e kemi pru punën, copa jemi t`u u bë” – tha Hoxhë Muharrem Ismaili.

Kjo hytbe mori përmasa voluminoze. Do të bëhet virale nëpër rrjetet sociale dhe do të gjenerojë me mijëra klikime e shikime, madje edhe tek qytetarët e përkatësisë etnik maqedonase. Komentet ishin tejet pozitive, sidomos kur kësi mesazhesh vijnë nga predikues fetar.

Hoxha Muharem Ismaili nuk u ndal me kaq! Në podcastin “Me t`kast” në Klan Maqedoni ai sërish bëri thirrje që t`u japim fund dukurive negative që përbaltin shoqërinë tonë.

Sipas tij, me rëndësi është komunikimi prindër-fëmijë duke u bërë thirrje baballarëve që ndonjëherë duhet t`i dëgjojnë edhe fëmijtë e tyre apo sic u shpreh, të përditësohen nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar në vitin 2025.

“Si pasojë e moskumunikimit, ne vërejmë se fëmijtë tanë, ky sistem globalist, I cili nuk troket në derë për të hyrë tek ideologjia e fëmiut tënd dhe shtëpisë tënde, është duke na e marrë edhe nga shtëpia jonë dhe dora jonë, fëmijtë me apo pa vetëdijen tonë, shkaku I moskumunikimit tonë të mirëfilltë me fëmijtë. Dhe, kemi dy tabore – kemi prind që janë të devijuar dhe rrugëve të këqija që fare nuk u japin këshilla fëmijëve të vet dhe këtu vin në shprehje roli I shoqërisë, sepse ai fëmijë nëse e ka babën kriminel, ka nënën, gjyshin. Dhe, unë këtu I preki – ku jemi ne tjerët?” – tha Hoxhë Muharrem Ismaili.

Hoxha Muharem Ismaili thotë se Muaji i Shenjtë I Ramazanit, që nis javën tjetër, është një mundësi e mirë që njerëzit të reflektojnë dhe të bëhen të dobishëm për veten dhe shoqërinë.

“Le të fillon të përgatitet për Ramazanin duke u pajtuar me nënë babë, me vëlla, shok, me dashamirë, me dikend që I ka bërë padrejtësi. Ai tjetri që nuk ka agjëruar vitin e kaluar, I themi për riza të Zotit, eja me ne, hyp në anijen e shpëtimit. Të gjithë ta fillojmë këtë muaj të bekuar me pendim. T`I mbushim zemrat me dashuri – jo frigoriferat me ushqim” – tha Hoxhë Muharrem Ismaili.

Hoxhë Muharem Ismaili thotë se ka patur shumë hoxhallarë që kanë ngritur zërin kundër devijimit të shoqërisë, duke u zotuar se kjo “betejë” me të keqen do të vazhdojë përjetësisht, pasi sipas tij, ky është synimi i hoxhallarëve dhe predikuesve fetar, që ta respektojmë fjalën e Zotit, familjen dhe gjithë shoqërinë në përgjithësi. /tvklan.mk/