Sot është mbajtur një ngjarje e rëndësishme në Hasanbeg, ku qytetarët u njoftuan për nisjen e dy projekteve të pritura prej kohësh: ndërtimin e kanalit të ujërave atmosferike dhe ndërtimin e çerdhes publike.

Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski.

Gjatë kësaj vizite, ata kanë theksuar rëndësinë e projekteve për sigurinë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Hasanbegut.

Projekti i parë, në vlerën e 38 milionë denarëve, do të mundësojë ndërtimin e një kanali të ujërave atmosferike me gjatësi 1350 metra, qe do të investohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjithashtu është prezantuar edhe projekti për nisjen e një çerdhe publike moderne në Hasanbeg, e cila do të ofrojë mundësi më të mira për kujdesin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve.

Këto investime janë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e Hasanbegut dhe për gjithë rajonin, dhe një shembull se si angazhimi dhe bashkëpunimi mund të sjellin ndryshime pozitive për komunitetin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume