Në muajin mars pritet që të hapet një pikë e përbashkët e njësive kundër zjarrit mes komunës së Bogovinës dhe asaj së Vrapçishtit.

Sipas kryetarit të komunës së Bogovinës që kjo njësi të jetë funksionale, duhet të ketë ndryshimet ligjit në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi që ligji ekzistues mundëson që njësi zjarrfikëse të kenë vetëm komunat që kanë mbi 50 mijë banorë, numër që dy komunat bashkë nuk e arrijnë.

“Kjo njësi të fillojë të funksionojë nga muaji i tretë dhe për momentin zjarrfikësit që janë trajnuar të marrin rroga nga komuna, nga Komuna e Vrapçishtit dhe nga Komuna e Bogovinës. Nga qeveria duhet ketë do ndryshimeve të ligjeve dhe që një komunë të ketë zjarrfikës duhet të ketë 50 mijë banorë dhe mandej të fitojmë bllok-donacionet nga Ministria e Mbrojtjes. Për momentin njësia do të funksionojë dhe do jetë asistencë e njësisë kundër zjarrit Tetovë deri sa të fitojë mjetet”, tha Besnik Emshiu, kryetar i komunës së Bogovinës.

Komandat i brigadës territoriale kundër zjarrit në Tetovë, Avni Ahmeti, thotë se po bëjnë përpjeke që të hapin dhe dy njësi të disperzuara, një për komunën e Bogovinës dhe Bërvenicës dhe një Tearcë, Jegunocë, ndërsa përpjekjet e komunës së Bogovinës thotë se janë të kota pa ndryshim të ligjeve.

“Njëra pikë është në fshatin Zhelinë apo në komunën e Zhelinës dhe bëjmë përpjekjet tona dhe të bëjmë dy hapjet që përfshijë komuna e Bogovinës dhe komuna e Bërvenicës; dhe komuna e Tearcës dhe Jegunovcës që të jenë një disperzim sa më afër qytetarëve. Në fakt ligjet e republikës së Maqedonisë dihet, ligjet për njësitë territoriali kundër zjarrit në këto komuna dhe e di përpjekjen që kanë pasur komuna e Bogovinës dhe komuna e Vrapçishtit dhe kjo është një përpjeke por ligjet nuk e lejojnë një gjë të tillë”, shtoi Avni Ahmeti, komandat i Brigadës së zjarfikësve – Tetovë.

Sipas Emshiut komuna e Bogovinës do të angazhojë pesë zjarrfikës, ndërsa Vrapçishti katër. Ata do të jenë të vendosur në një objekt në fshatin Gradec të Vrapçishtit, fshatin e fundit që i lidh këto dy komuna. Maqedonia e Veriut ka gjithsej 38 njësi kundër zjarrit.