Projekte komunale apo fushatë parazgjedhore/ Ganiu mohon fushatën – ministri Perinski pret largimin e Arsovskës!

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, kanë kritikuar Kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, për shpërndarjen e mjeteve dhe investimeve të pamjaftueshme në këtë Komunë.
Ganiu theksoi se, prej vitit 2020, Çairi ka inkasuar mbi 18 milionë euro nga taksat lokale, por nuk ka marrë asnjë investim nga Qyteti I Shkupit, duke e konsideruar këtë një diskriminim.
“Komuna e Çairit cdo herë ka gjeneruar mjete edhe për qytetin e Shkupit dhe prej vitit 2020 e këndej ka inkasuar apo apsorbuar mjete, nga taksat edhe nga të gjitha llojet komunale diku mbi 18 milion euro, kurse deri më tani nuk është investuar asnjë million, shifra nuk ka aritur as një million euro që është investuar për këto tre vite e gjysmë nga Qyteti I Shkupit dhe kjo është një diskriminim I plotë”
I pyetur se pse tani duhet të realizohen projektet kur edhe po afrohen zgjedhjet lokale, ai përgjitjet se projektet që po realizohen aktualisht nuk janë pjesë e një fushate parazgjedhore, por janë pjesë e planifikimeve të parapara për vitin 2024.
“Jo, nuk është fushatë parazgjedhore për shkak se ato projekte të cilat I kemi marrë mjetet të dedikuar për 2024-tën shpallja, furnizimi është bërë, janë përzgjedhur për ato edhe në afatet kohore vetëm filluam me një rrugë por në cdo një javë ose dy do të fillojmë me të gjitha projektet për ti realize edhe kjo tregon që nuk është fushatë por jemi direkt në punë” – tha Ganiu.
Nga ana tjetër, Ministri Perinski, e akuzoi Qytetin e Shkupit për pengesa në investimet që vijnë nga vetëqeverisjet lokale, duke shtuar se situata mund të përmirësohet pas zgjedhjeve dhe largimit të Arsovskës.
“Problemi më i madh që qyteti i Shkupit ua krijon komunave është pengesa në çdo nivel dhe në thelb ato mjete që rrjedhin në qytetin e Shkupit, e që burojnë nga vetëqeverisjet lokale në qytetin e Shkupit, investohen në mënyrë disproporcionale. Pas nëntorit, shumë gjëra do të përmirësohen për të mire dhe komunikimi me të gjithë Kryetarët e Komunave duhet të jetë i përditshëm për të kapërcyer pengesat” – tha Zllatko Perinski.
Kreu I Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Ministri Zlatko Perinski, do t`i presin anketat që zbatohen nëpër partitë e tyre politike, për të parë nëse do të jenë kandidatë për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. /tvklan.mk/