LSDM-ja njoftoi se shumica qeveritare I ka hedhur poshtë propozim-masat dhe nuk kanë mbështetur uljen e TVSH-së për rrymën dhe heqjen e TVSH-së për produktet themelore të ushqimit. Sipas Fatmir Bytyqit, deputetët e shumicës, kanë refuzuar t`i zvogëlojnë shtrenjtimet, por kanë vazhduar politikën e injorimit të realitetit dhe rritjes së çmimeve për ushqimin.
“Sot në Kuvendin e RMV-së, dëshmuam edhe në një akt të përjashtimit të shumicës qeveritare nga realiteti në të cilin jetojnë qytetarët. Në vend që të miratojnë vendime që në mënyrë të drejtpërdrejtë do ta lehtësojnë ngarkesën për buxhetet familjare, deputetët e koalicionit qeveritar refuzuan t`i mbështesin ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për TVSH, me të cilin propozuam uljen e TVSH për energjinë elektrike nga 18% në 5% dhe heqjen e TVSH-së për produktet bazë të ushqimit” – tha Fatmir Bytyqi.
Votimi i sotëm në Kuvend tregoi se shumica qeveritare s`ka senzibilitet politik për drejtësi sociale dhe racionalitet ekonomik, nuk u intereson nëse qytetarët do të paguajnë llogari më të larta për rrymën, nëse ushqimi do të vazhdojë të shtrenjtohet, nëse buxhetet familjare do të vazhdojnë të zbrazen”