Kam besim të plot në punën e zv. Kryeministrit Izet Mexhiti dhe kam bashkëpunim të ngushtë me të, kështu tha kryeministri Mickoski duke i’u prgjigjur akuzave të BDI-së për skandalin “koruptiv” në Ministrinw e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë, të udhëhequr nga Mexhiti.

Mickoski, ftoi integristët që t’i dorëzojnë para organeve të drejtësisë por edhe tek ai, faktet në bazë të të cilave ngrisin akuzat pwr njeriun e dytë të Qeverisë VMRO-VLEN.

“Me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin për ambient jetësorë kam bashkëpunim jashtëzakonisht të afërt dhe absolutisht, të gjithë ata që posedojnë çfarëdo faktesh për diçka të tillë për të cilën akuzon BDI-ja, i ftoj publikisht, numrin tim e dijnë të gjithë, le të vijnë, sot, nesër, nëse është e nevojshme do ta lëshoj edhe mbledhjen Qeveritare që t’i shoh ato fakte dhe të njejtat tua dorëzojmë organeve të cilët edhe duhet të veprojnë. Në të kundërtën, e kam patjetër ta paralajmëroj BDI-në se vazhdojnë të merren me krijimin e mjegullnajave, në të cilën mbizotwron fjala “korrupsion” sepse ajo ka qenë edhe nofka e tyre në të kaluarën” – tha Mickoski.