Procedura për shkarkimin e prokurorit publik do të zgjasë disa javë, ndoshta edhe disa muaj, konform ligjit, theksoi sot kryeministeri Hristian Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, për atë nëse në seancën e nesërme qeveritare do të shqyrtohet dhe pranohet propozimi për shkarkimin e Kocevskit, sqaroi se Qeveria nuk mund ta shkarkojë, por mundet vetëm të fillojë procedurën.
“Absolutisht nuk mundemi ne si Qeveri ta shkarkojmë, por mundemi ta fillojmë procedurën. Siç kam informacion duhet të dërgohet shkrimi deri te Këshilli i prokurorëve publikë, e atje në afta prej 15 ditëve të presim mendim. Kjo procedurë do të zgjasë, nuk do përfundojë shpejt. I tillë është ligji”, tha Micskoski.
Edhe dje kryeministri u përqendrua në procedurën e shkarkimit të Lupço Kocevskit, por u përgj edhe në pyetjet për interpelancat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, duke përmendur se dy proceset janë paralele, ndërsa procedura është tërhequr dhe nuk ka ndalesë.
“Ministria e Drejtësisë është angazhuar të tregojë se si do të vazhdojë procedura. Këtë do ta shqyrtojmë në seancën e qeverisë pasnesër. Procedura ka nisur, nuk ka asnjë ndalim. Le të shkojmë hap pas hapi. Sapo aterova, 15 minuta më parë. Le të më informojnë kolegët e mi se çfarë po ndodhte. Më pas është Këshilli Gjyqësor, ato dy procese janë paralele, nuk janë në konflikt mes vete”, theksoi dje Mickoski.