Nënkryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka folur për deklaratën e Fatmir Limajt, i cili e la të hapur mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, çka shkaktoi debat të gjerë në vend.

Lushtaku u shpreh në t7 se nëse do shkonte me Kurtin, Limaj do të merrte fund politikisht.

”E vërteta është që unë e kam bashkëluftëtar, kemi hangër dreka e darka e kemi komuniku bashkë, dëshira jem ka qenë gjithmonë që ai të kthehet në shtëpinë e familjen e vet, në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe Fatmir Limaj nëse do që përfundimisht me përfundu politikisht, mundet me shku, por nuk e besoj edhe këtë pjesë”, tha Lushtaku.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume