Policia Financiare deri te Prokuroria e Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër B.F., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit, si dhe kundër katër personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Shmangie nga tatimi” sipas nenit 279 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 45 të Kodit Penal të RMV-së.

I dyshuari i parë, B.F., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik të dytë, Shoqëria për prodhim, transport, tregti dhe shërbime BIBAJ GROUP DOOEL eksport-import Tetovë; menaxher i personit juridik të tretë, Shoqëria për prodhim, transport, tregti dhe shërbime BIBAJ DOOEL eksport-import Tetovë; pronar dhe menaxher i personit juridik të katërt, Shoqëria për transport, tregti dhe shërbime PRO TIRE DOOEL eksport-import Tetovë; dhe pronar e menaxher i personit juridik të pestë, Shoqëria për tregti dhe shërbime RAEN DOOEL eksport-import Tetovë, në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2023, ka kryer një sërë veprimesh të paligjshme me qëllim uljen e bazës tatimore për llogaritjen dhe pagesën e tatimit mbi fitimin, duke kryer kështu veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Më konkretisht, i dyshuari i parë, B.F., në emër dhe për llogari të personit juridik të dytë, Shoqëria për prodhim, transport, tregti dhe shërbime BIBAJ GROUP DOOEL eksport-import Tetovë, gjatë viteve 2022 dhe 2023, ka transferuar mjete financiare nga llogaria bankare e personit juridik drejt tij si person fizik, në emër të huave të dhëna, në shumën e përgjithshme prej 3.698.630 denarësh. Këto mjete nuk janë kthyer brenda afateve ligjore dhe nuk janë regjistruar në bilancet tatimore si shpenzime të papranuara për qëllime tatimore, duke mos deklaruar, llogaritur dhe paguar tatimin mbi fitimin me normë 10% në shumën prej 369.863 denarësh.

Gjithashtu, ai nuk ka bërë fshirjen e borxheve të pambledhshme, të pakthyera dhe të vjetruara nga blerësit vendas dhe borxheve për huatë e dhëna më të vjetra se tre vjet, duke mos llogaritur, deklaruar dhe paguar tatimin mbi fitimin në shumën e 4.674.028 denarëve për një bazë tatimore prej 46.740.281 denarësh.

Përveç kësaj, ai nuk ka kthyer dhe nuk ka fshirë huatë e marra nga personi juridik i tretë, Shoqëria për prodhim, transport, tregti dhe shërbime BIBAJ DOOEL eksport-import Tetovë, në shumën e përgjithshme prej 30.865.886 denarësh, të cilat janë marrë para vitit 2020, duke vepruar në kundërshtim me nenin 363 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, sipas të cilit këto borxhe konsiderohen të vjetruara dhe duhet të fshihen dhe të regjistrohen si të ardhura pas skadimit të tre viteve. Për këtë arsye, ai nuk ka rritur të ardhurat në bilancin e suksesit dhe ka raportuar një bazë tatimore më të ulët në llogarinë përfundimtare dhe bilancin tatimor për tatimin mbi fitimin në shumën prej 30.865.886 denarësh, për të cilën nuk është llogaritur dhe paguar tatimi mbi fitimin në vlerën prej 3.086.588 denarësh.

Me këto veprime, i dyshuari i parë, B.F., në dobi të personit juridik të dytë, Shoqëria për prodhim, transport, tregti dhe shërbime BIBAJ GROUP DOOEL eksport-import Tetovë, nuk ka deklaruar, llogaritur dhe paguar tatimin mbi fitimin me normë 10% në shumën e përgjithshme prej 8.130.479 denarësh.