Kreu i SPAK Altin Dumani ishte këtë të mërkurë bashkë me drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë, në tryezën e zhvilluar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen ku u analizua performanca e Institucioneve të Posaçme në 2024. I pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
“Subjekte e krimit shqiptar preferojnë shumë kriptomonedhën në transaksionet e tyre. Në vitin 2024 ne kemi arritur të sekuestrojmë një vlerë prej gati 10 milionë euro në kriptomonedha, kjo ka qenë një punë në grup, një hetim i përbashkët me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, gjithashtu për herë të parë SPAK ka hetuar edhe dy organizata kriminale”,-tha Dumani.
Dumani tha se në vitin 2024 SPAK ka arritur të bashkëpunojë me agjenci të huaja. Sipas tij nga ky bashkëpunim në vitin 2024 është arritur të sekuestrohen 10 milionë euro në kriptomonedha. Gjithashtu Dumani tha se për herë të parë SPAK ka hetuar edhe dy organizata kriminale.