Këtë të enjte, aktori i humorit i shpallur dhe investitor strategjik, Gazmend Paja, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Qëndrimi i tij në SPAK nuk ka zgjatur shumë, ndërsa pas daljes ka treguar se i kanë marrë telefonin.

Aktori Gazmend Paja paraqitet në SPAK
Gazetarët: Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?

Ai iu përgjigj shkurtimisht me nota humori: “Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, por sipas raportimeve Paja ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë.

Aktori i humorit është shpallur investitor strategjik, ku në bregdetin e jugut dhe kompania e tij “Ecotech Energy Services” së bashku me kompaninë “Startek” kanë marrë 133 mijë m2 tokë në Dhërmi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume