Në aksionin koordinues mbrëmë është shpëtuar një alpinist çek i lënduar në Malin Sharr. Dje pasdite në orën 16:42 në numrin e vetëm 112 të QMK-së është marrë një raportim nga alpinisti çek – skiator se një shok i tij – gjithashtu alpinist çek është lënduar derisa gjatë ecjes dhe skiimit në Kodrën e Diellit se kanë nevojë për ndihmë .
Siç njoftoi QMK-ja, pas marrjes së informacionit se një alpinist i lënduar duhej të nxirrej dhe të shpëtohej, në fund të ditës, para se errësohet dhe zvogëlohet dukshmëria për shkak të errësirës dhe mjegullës, udhëheqësi i QMK Tetovë ka kontaktuar menjëherë “Parkun Nacional Mali Sharr” nga ku kanë raportuar se kanë kontaktuar me Shërbimin e Shpëtimit Pyjor në Kodrën e Diellit, të cilët kanë konfirmuar se kanë marrë koordinatat për vendndodhjen e alpinistit të lënduar.

Pastaj ata janë nisur urgjentisht në një automjet të specializuar për lëvizje nëpër borë të thellë – “ratrak”, për nxjerrjen e alpinistit të lënduar nga vendi i aksidentit dhe transportimin e tij në qendrën “Kodra e Diellit”. Drejt atij vendi të marrjes së të lënduarit, paralelisht me aksionin e tyre të shpëtimit për nxjerrjen e tyre nga pjesët më të larta me borë të Sharrit, nga Emergjenca mjekësore nga Tetova ka dërguar autoambulancë për ta transportuar të lënduarin në Spitalin klinik në Tetovë. Nga QMK-ja, përmes Sektorit për Operacione dhe Koordinim, përveç NP “Parku Nacional Mali Sharr” dhe Shërbimin Emergjent Mjekësor, për ngjarjen është njoftuar edhe “Elem Turs” – kompania shtetërore që menaxhon me Kodrën e Diellit, Stacioni Policor (SP) Kodra e Diellit dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Tetovë, njoftuan nga QMK-ja.

Nga SP Kodra e Diellit thonë se, në fillim të natës, në QMK është raportuar se i lënduari është nxjerrë shëndoshë e mirë nga pjesa më e lartë me borë e Sharrit dhe në pikën e parë të mundshme për marrjen e rrugës së asfaltuar është transferuar në veturën e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, e cila ka filluar transportin, me mbikëqyrje dhe kujdes mjekësor sipas nevojës, deri në spitalin klinik në Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume