Me datë 26.02.2025 në ora 13:25 në rrugën ,,Zhivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor- Gostivar kanë arrestuar personin D.I.(41) nga Gostivari, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër të tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS