Me datë 27.02.2025 në ora 01:00 në SPB Tetovë, I.H.(44) nga fshati Gajre e Tetovës, ka raportuar se në rrugën rregjionale Tetovë Kodra e Diellit, është djegur katërcikli me targa nacionale gjermane, i cili ishte i ngarkuar në një rimorkio të parkuar. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.TS