Ky filmim dëshmon entuziazmin me të cilin u pritën në Ramallah të Rripit të Gazës, mbi 600 të burgosur palestinezë të liruar nga burgjet izraelite.
Lirimi i tyre përmbyll fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit për t’i hapur rrugë bisedimeve për të dytën që pritet të nisë gjatë ditëve në vijim. Lirimi i tyre u shty nga qeveri izraelite, por Hamasi ra dakord të përmbushë kërkesat e Tel Avivit që të mos mbajë më ceremoni për lirimin e pengjeve izraelite dhe të kthejë në Izrael edhe trupat e pajetë të pengjeve të mbetur sipas dakordësisë së fazës së parë.
Në orët e vona të së mërkurës, Hamas u dorëzoi izraelitëve trupat e pajetë të 4 viktimave të tjerë, të cilët u verifikuan edhe nga mjekësia ligjore në Tel Aviv, që të mos ndodhte i njëjti problem si me 4 trupat e viktimave të dorëzuar javën e kaluar, dy prej të cilëve nuk përkonin me identitetet e dorëzuar.
Shkëmbimi i fundit përmbyll objektivin e fazës së parë, lirimin e 33 pengjeve izraelitë në këmbim të rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë. Në duart e Hamasit mbeten ende mbi 60 pengje.